Agon Maliqi pas deklaratës së Gërvallës: Një qeveri macesh dhe maçokësh që sillen sikur të ishin tigra në kurriz të NATO-s

08 korrik 2023 | 22:46

Analisti politik, Agon Maliqi, ka reaguar për shprehjen që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka përdorur ndaj Bashkimit Evropian, duke e quatjur BE-në si një “tigër prej letre” që s’mund të ofrojë siguri pa ShBA-në.

“BE-ja mund të jetë një tigër prej letre, por nuk ka ironi më të madhe se këtë kritikë t’ia drejtojë një qeveri macesh dhe maçokësh që sillen sikur të ishin tigra në kurriz të NATO-s”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Ai ka shkruar se ky lloj i vetëbesimit të budallës dhe kjo mungesë e plotë e vetëdijes për imazhin e vet të rrënuar në perëndim, e ka kthyer këtë qeveri në parodi zbavitëse për vëzhguesin mesatar të huaj, dhe në “krinxh” dhe torturë të pafund për këdo me dy fije mend brenda vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mahmut Bakalli ka qenë politikan i rëndësishëm në Republikën Federale…