![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/enver-hoxhaj.jpg)
‘Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre’
08 korrik 2023
| 22:58
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar, Donika Gërvallës, pasi ajo e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.
Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol.
“Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere, sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.