Arben Ahmeti në mbështetje të trajnerit të basketbollit: Arrestimi dhe përpjekja për ta degraduar Arbnorin nuk kalon

08 korrik 2023 | 23:05

Pas arrestimit të trajnerit kosovar të basketbollit Arbnor Rifati dhe gjyqtarit Daut Mehmeti, ka reaguar edhe gazetari Arben Ahmeti, i cili ka thënë se nuk janë të rralla rastet kur drejtësia selektive përdoret për eliminim të kundërshtarit.

Sipas tij në botë ka miliona e miliona raste kur shpifet ndaj sportistëve, këngëtarëve, politikanëve dhe figurave publike në mënyrë që të denigrohen. Madje sipas tij ka pak personaliete publike në botë qe nuk e kanë kaluar një proces të tillë.

“Drejtësia do të ketë kohën e gjithë botës që të hulumtoj secilën shpifje e secilin pretendim, por arrestimi dhe përpjekja për ta degraduar Arbnorin nuk kalon. Nuk kalon sepse Arbnori i ka dhënë sportit të Kosovës e posaqërisht Prizrenit shumë më shumë se sa secili thashethemxhi në cilëndo qoshe të qytetit”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti në fund ka vlerësuar se figura kampionale e Arbnorit në basketboll, është vlerë e ndërtuar me shumë mund e konstribut të tij dhe familjes, dhe është vlerë për Prizrenin, Kosovën dhe më gjerë, shkruan gazeta10.

Trajneri kosovar, Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Daut Mehmetit dhe Arbnor Rifatit.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Nuk janë të rralla rastet kur drejtësia selektive përdoret për eliminim të kundërshtarit.

Në botë ka miliona e miliona raste kur shpifet ndaj sportistëve, këngëtarëve, politikanëve dhe figurave publike në mënyrë që të denigrohen.

Në fakt ka pak personaliete publike në botë qe nuk e kanë kaluar një proces të tillë.

Keto ditë, Prizreni dhe jo vetëm Prizreni, ka vluar nga lajmet e komentet mbi arrestimin e dy sportistëve të basketbollit përfshirë Arbnor T Rifati.

Drejtësia do të ketë kohën e gjithë botës që të hulumtoj secilën shpifje e secilin pretednim, por arrestimi dhe përpjekja për ta degraduar Arbnorin nuk kalon.

Nuk kalon sepse Arbnori i ka dhënë sportit të Kosovës e posaqërisht Prizrenit shumë më shumë se sa secili thashethemxhi në cilëndo qoshe të qytetit.

Sepse figura kampionale e Arbnorit në basketboll, është vlerë e ndërtuar me shumë mund e konstribut të tij dhe familjes, dhe është vlerë për Prizrenin, Kosovën dhe më gjerë.”

#ArbnoriKampion

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar,…