Bideni niset për Evropë: Një mbret dhe një luftë janë në agjendën e tij

09 korrik 2023 | 09:00

Presidenti amerikan Joe Biden niset këtë të dielë për në Evropë. Ai do të kalojë kohë në tre vende, duke u përpjekur për aleancat që janë testuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Pas arritjes sonte në Londër, Bideni do të takohet të nesërmen me Mbretin Charles III për herë të parë që kur u kurorëzua. Më pas është pjesa qendrore e udhëtimit, samiti i NATO-s në Vilnius, Lituani.

Udhëheqësit e Aleancës do të debatojnë për luftën dhe do t’i rishikojnë planet për t’u marrë me agresionin rus.

Ndalesa e fundit është në Helsinki, ku Bideni të enjten pritet ta festojë zgjerimin e aleancës, me Finlandën si anëtaren më të re të NATO-s, raporton Associated press.

Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do ta tregojë lidershipin e presidentit në skenën botërore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik në Brianza i ka marrë jetën një…