Ballkani e përforcohet me Limajn

09 korrik 2023 | 11:35

Ballkani ka njoftuar se e ka përforcuar mesfushën me Vesel Limajn.

Këtë klubi suharekas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, duke shtuar se ai më parë është shpallur kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë.

Ai gjithashtu është fitues i Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë me Kukësin.

Limaj vjen në Suharekë nga Rumania, ku mbrojti ngjyrat e FC Hermannstadt.

“Mirë se vjen në shtëpinë tuaj Vesel Limja”, thuhet në njoftim. Ballkani gjatë sezonit të kaluar u shpall kampion, teksa të martën do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, përballë Ludogoretsit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor…