Kavajë, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij të mitur

09 korrik 2023 | 14:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë. Tre pjesëtarë të një familje, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre  kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Qytetarët e pranishëm kanë thënë se ambulanca ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë.

Gjithashtu gazetarja e “Euronews.al” ka shtuar se në vendin ku ndodhi tragjedia nuk kishte as roje bregdetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i emisionit "Rubikon" në "Klan Kosova", Adriatik Kelmendi, ka…