VIDEO | Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një person mbetet i shtrirë në tokë

09 korrik 2023 | 19:44

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi sot për një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sinjalizuesit kanë dërguar disa pamje, prej të cilave shihet se bëhet fjalë për një aksident mjaft të rëndë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Parisi në New York për 90 minuta, aeroplani me…