E rëndë: Vdes një person në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”, një tjetër i lënduar rëndë

09 korrik 2023 | 20:10

Një person ka ndërruar jetë kurse tre të tjerë kanë mbetur të lënduar ku njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” .

Në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Biba të Ferizajt në drejtim të Kaqanikut, janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor.

Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vendshiqimit nga mjekësia ligjore do të ketë bllokim të rrugës në këtë lokacion”. Gazeta Sinjali

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave…