Lulzim Basha i vendosur se vetting-u në politikë shmang ngjarjet kriminale

09 korrik 2023 | 20:46

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të diele të 9 korrikut ka zhvilluar një takim me demokratët e qarkut të Fierit.

Nga aty, Basha tha se përgatitja për tu përballur me rivalin në zgjedhjet e ardhshme elektorale do të kalojë përmes hapjes modernizimit dhe fuqizimit të çdo strukture.

“Riorganizimi i Partisë Demokratike dhe përgatitja për përballjen e ardhshme elektorale me kundërshtarin tonë politik, kalon përmes hapjes, modernizimit dhe fuqizimit të çdo strukture”.

Sipas tij,  përfshirja e të rinjve, e diasporës, e profesionistëve me integritet, e shtresave që historikisht kanë përbërë ashtin e forcës politike, të përndjekurit dhe pronarët, “do të jetë në qendër të procesit që kemi nisur”.

Në fjalën e tij Basha ritheksoi se beteja për miratimin e ligjit të dekriminalizmit duhet çuar edhe më tej, shkruan albanian post.

Kjo në mënyrë të tillë që ngjarjet e tmerrshme si ajo e Fushë Krujës të mos përsëriten dhe integriteti i të zgjedhurve të mos cenohet nga përfshirja e kriminelëve të lidhur me pushtetin.

Për këtë arsye, ish-kreu demokrat tha se vetting-u për politikanët është sot një prioritet për të siguruar që institucionet të drejtohen nga njerëz që votohen për të shërbyer në interes të qytetarëve, jo të bandave.

“Ky është modeli për të cilin Partia Demokratike qëndron me vendosmëri, sepse besojmë fortë se pushteti u përket qytetarëve të ndershëm të këtij vendi dhe ata duhet të jenë të lirë ta ushtrojnë larg modeleve destruktive që kanë shkatërruar zgjedhjet dhe përfaqësimin politik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona kanë humbur jetën në Alabama pasi provuan trendin…