Dabiqaj: Transferi im bëri bujë për shkak të rivalitetit të klubeve  

09 korrik 2023 | 22:54

Mesfushori Albert Dabiqaj ditë me parë është larguar nga skuadra e Gjilanit dhe me pas vendosi t’i bashkohet Dritës, që është rival lokal dhe historik i ish-skuadrës së Dabiqajt. Mesfushori ka thënë se ndihet i kënaqur se iu ka bashkuar klubit të Dritës.

“Jam shumë i lumtur për klubin tim të ri. Të gjithë e dinë se çfarë klubi është Drita! Dua ti falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani. Rivaliteti i madh mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë. Këtu gjeta një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe një staf shumë profesional ku po e shijoj çdo moment me klubin”, ka thënë Dabiqaj, i cili me pas falënderoi të gjitha klubet ku ka qenë pjesë e tyre, derisa ka bërë më dije se është i gatshëm të jap gjithçka për klubin e Dritës.

“I jam falënderues secilit klub ku kam punuar, por tani koha është të jap gjithçka për Dritën dhe për tifozët ‘Intelektualët’”, ka shtuar Dabiqaj. Mesfushori pejan ka luajtur në të kaluarën për shumë klube përfshi, Feronikelin dhe Besën e Pejës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane tha të dielën e 9 korrikut se kreu…