Menendez: Serbia të hetojë krimin e tmerrshëm ndaj vëllezërve Bytyqi

10 korrik 2023 | 08:16

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit amerikan, Bob Menendez, ka shkruar për përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, të ekzekutuar nga Serbia në vitin 1999.

Ai në Twitter ka shkruar se presidenti Vuçiq (atëherë kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq.

“24 vjet më parë vëllezërit dhe shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan pamëshirshëm në paraburgimin serb. Presidenti Vuçiç (atëherë Kryeministër) premtoi “drejtësi”, por asnjë nuk u ndoq. Serbia duhet të hetojë plotësisht dhe të mbajë përgjegjës ata që qëndrojnë pas këtyre krimeve të tmerrshme”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Hagë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon…