Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, vdes një 49-vjeçar

10 korrik 2023 | 11:18

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Kishnicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se në aksident një 49-vjeçar ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën”, ka thënë ai.

Borovci shtoi tutje se, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Fjolla Morina, kohët e fundit është shfaqur në rrjetet…