Leonardo: Mbappe nuk është lider, duhet të largohet nga PSG-ja  

10 korrik 2023 | 11:46

Kylian Mbappe tërboi klubin dhe tifozët e PSG-së me deklaratën e tij për largim dhe lidhur me këtë deklaratë ka reaguar personi që e ka sjellë Mbappen në PSG NGA Monaco, ish-drejtori sportiv Leonardo.

Braziliani ka thënë se Mbappe nuk është lider dhe duhet të largohet nga PSG-ja.

“Ai nuk është lider, për të mirën e PSG-së duhet të largohet. Nuk ka rëndësi se si, por duhet të largohet. Me sjelljen e tij në dy vitet e fundit ai ka treguar se është një lojtar i madh, por jo një lider. Është e vështirë të ndërtosh një ekip rreth tij. Ai duhet të largohet, klubi ka ekzistuar para tij dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe më pas”, është shprehur Leonardo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri politik Musa Gashi, nga Balinca e Malishevës…