Daku përshëndetet nga Muran: Gjithmonë pjesë e zemrës sime

10 korrik 2023 | 12:11

Sulmuesi Mirlind Daku është përshëndetur me NS Mura, ku e pati një eksperiencë mjaft të suksesshme. Sulmuesi kosovar u huazua në ekipin kroat nga Osijeku, i cili e mban kartonin e tij.

“Çdo fillim e ka edhe fundin, por është e rëndësishme ta mbyllësh në mënyrën më të mirë dhe më të dashur të mundshme. Më duhet ta falënderoj presidentin, drejtorin sportiv, trajnerët që më kanë mbështetur dhe krejt njerëzit në Murska Sobota. Jam ndier me të vërtetë si në shtëpinë time. Gjithmonë pjesë e zemrës sime. Shihemi në të ardhmen”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale, teksa postimit ia ka përcjellë edhe një video ku shihet duke shënuar gola në sezonin 2022/23.

Daku që ka bërë karrierë edhe te Hajvalia, Llapi, Ballkani dhe Kukësi karrierën mund ta vazhdojë në Rusi ku pëlqehet shumë nga Rubin Kazani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 68-vjeçare nga Vlora ka humbur jetën pasi ka rënë…