Krasniqi: Ju ftoj publikisht të bëjmë një mocion ta shpërndajmë Kuvendin e Kosovës

10 korrik 2023 | 12:16

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje edhe një herë që të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, ka deklaruar se kjo duhet të ndodh sa parë pasi vendi është në bllokadë.

“Ky Kuvend nuk duhet ta vazhdojë punën, ju ftoj publikisht të merremi vesh të bëjmë një mocion ta shpërndajmë Kuvendin e Kosovës”.

“Kjo legjislaturë nuk është në gjendje të kalojë asgjë, është një bllokim i punës së brendshme, e mos të flasim edhe për punën e jashtme që me sanksione e keni bllokuar Kosovën. Me 80 vota duhet ta dërgojmë vendin në zgjedhje dhe ta zhbëjmë këtë Kuvend”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mirlind Daku është përshëndetur me NS Mura, ku e…