Barçës i ofrohet Neymari

10 korrik 2023 | 12:45

Sulmuesi Neymar pritet të lë PSG-në këtë verë dhe të rikthehet në Barcelonë, aty ku luajti në sezonet 2013-2017 (realizoi 68 gola në 123 ndeshje), kështu raporton “Mundo Deportivo”.

Menaxherët e sulmuesit po shohin mundësinë që ky transferim të realizohet, për ta larguar nga PSG-ja. Gjithsesi, te klubit spanjoll nuk janë 100% të bindur për këtë rikthim për dy arsye: Ekonomikisht ky transferim është i vështirë të realizohet dhe e dyta kanë frikë se Neymari mund të mos pëlqehet nga pjesa tjetër e skuadrës, çka mund të sjellë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes.

Kostoja e kartonit të Neymar tashmë ka rënë në 60 milionë euro, gati 4 herë më e ulët se 222 milionë euro që PSG-ja pagoi për ta marrë disa vite më parë. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2025 me francezët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje…