Bajrami, Muratit: Unë nuk po rrej, ai që po rren jeni ju!

10 korrik 2023 | 13:41

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili përgjatë fjalës së deputetes për ligjin e tatimit në pronë, i ka thënë “mos rrej”.

Bajrami ka ngritur zërin duke bërtitur në foltoren e Kuvendit duke i thënë se kryetari i Kuvendit është dashur të ia tërheqë vërejtjen ministrit.

“Z. Murati sapo e përmendi fjalën mos rrej dhe unë nuk jam duke rrejt. Ky ministër ka propozuar që mund të falen 100 euro nga kuvendet komunale e keni shtyrë Kuvendin Komunal të Gjilanit e ka marrë vendimin Kuvendi Komunal i Gjilanit për me i falë 100 euro. Mandej je kthyer në zyre kanë tregu ekspertët ligjorë një gjë e tillë nuk bëhet, je ulë e ke bo ligjin. Unë nuk po rrej, ai që po rren jeni ju përderisa kryetari i Kuvendit nuk ka tërheq vërejtën mu më lejohet me tu kundërvënë me gjuhën e njëjtë sepse nuk është në natyrën time me i thanë në dikujt po rren”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimin…