![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/GERRARD.jpg)
Gerrard: Kampionati i Arabisë Saudite do të jetë një nga më të mirët në botë
10 korrik 2023
| 14:21
“Liga Saudite mund të bëhet një nga kampionatet më të mira në botë”, kështu thotë Steven Gerrard, trajneri i ri i Al-Ettifaq.
Në një prononcim të bërë për mediet arabe pas marrjes së drejtimit të skuadrës së Al-Ettifaq, tekniku foli për potencialin e kampionatit vendas, ndërsa shtoi se aty ka shumë ambicie.
“Të gjithë kemi ambicie të vazhdojmë ta rrisim këtë kompeticion. Klubi ka njerëz të shkëlqyer brenda tij, kur erdha këtu u ndjeva si në shtëpinë time”, ka deklaruar Gerrard.