‘Manipulatore’, ‘mashë e Kurtit’, Abazi s’kursehet ndaj Kusarit pasi i dolën përgjimet me Listën Serbe

10 korrik 2023 | 17:08

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, të cilës i është publikuar një përgjim nga “Nacionale”, teksa ajo bisedonte me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Abazi ka thënë se ndonëse nuk i ka dëgjuar përgjimet, nuk dyshon në siç ka thënë ai, punën e Kusari-Lilës si një manipulatore.

“Nuk i kam pa përgjimet, se isha edhe në Parlament. Nuk kam pasur dyshim që është ajo, bazuar në punën e saj me Listën Srpska në Parlament që e ka bërë manipulimin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që, për një manipulatore që e ka përdorur Kurti si mashë, kjo mundet me qenë më e pakta që mundet me dalë në të ardhmen”, ka thënë Abazi për “Insajderin”.

Në përgjimin dëgjohet teksa Simiqi ia përmend Kusarit një bisedë të saj me Milan Radojiçiqin, i kërkuar nga organet e rendit në Kosovë dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CIES Football Observatory ka publikuar listën e portierëve më të…