Profesori Krasniqi për përgjimet: Afera ‘Mimoza-Slavko’, tradhti kombëtare me koordinim

10 korrik 2023 | 17:14

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve ku dëgjohet shefja e deputetëve të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me Slavko Simiqin e Lista Serbe për Millan Radojçiqin.

Për Krasniqin, kjo aferë ka elemente të tradhtisë kombëtare.

“Afera e përgjimeve ‘Pronto’ ka qenë kryesisht për punësime-emërime partiake, me konkurrim a pa konkurrim. Ndërsa afera e përgjimeve ‘Mimoza-Sllavko’, paska elemente të tradhtisë kombëtare. Pra, tradhti kombëtare me koordinim”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”, duke iu referuar përgjimeve të publikuar nga “Nacionale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë…