Lajçaku takohet Bislimin, bien dakord për hapat e parë për deeskalimin e situatës në veri
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se e ka takuar në Bratislavë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka thënë se kanë rënë dakord për hapat e parë drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës.
Në rrjetin social “Twitter”, Lajçaku ka shkruar se kanë rënë dakord për hapat e parë për qetësimin e situatës në veri
“Sot në Bratislavë zhvillova diskutime intensive dypalëshe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi” ka shkruar Lajçaku.
Held intense bilateral discussions today in Bratislava with DPM @BislimiBesnik on de-escalation of the situation in north Kosovo, in line with the EU27 statement from 3 June, and the way forward in implementing all Dialogue Agreements. We agreed on first steps towards this goal. pic.twitter.com/spPWEf1EEL
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 10, 2023