Molliqaj komenton përgjimet e Kusari-Lilës: Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal

10 korrik 2023 | 17:20

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku shefja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke koordinuar politika me Igor Simiqin e Listës Serbe.

Në bisedën mes tyre, dëgjohet edhe tek sa të dy flasin për një bisedë të Kusari-Lilës, me Millan Radojiçiq, të cilën e konfirmojnë të dy, por s’pajtohen për kohën. Teksa Simiqi i thotë Kusarit se ka folur 30-40 minuta me të, Kusari-Lila insiston se në fakt ajo me Radojiçiqin ka folur vetëm 2-3 minuta.

Molliqaj në “Facebook” ka shkruar se LV-ja është “gju më gju” me Radojiçiqin.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Gju më gju me Radojçiqin.

I dëgjuam. Janë gju me gju me Radojçiqin. Kaq larg janë gati të shkojnë këta që shpërndajnë certifikata kolaboracionistësh e patriotësh.

Kush s’guxon me mendu, s’ka sy me pa mbretin cullak. Mimoza e Slavko po flasin, muhabeti që e bëjnë nuk është ai i formalitetit kushtetues.

Slavko e Mimoza koordinojnë partneritetin VV-Srpska. VV e Srpska shkëmbejnë favore e punojnë bashkë. Koordinim ka, Srpska mundëson heqjen e veteraneve të luftës nga lista e pagës minimale.

Që do të kishe biseda me ministrin tënd, do ta kishim kuptuar. Skandaloze dhe e pafalshme është tema. Njeriu me të cilin negociuan e bën të rrezikshme situatën. Më shumë VV-në. Për heqjen e barrikadave paskan negociuar me Radojçiqin. Për Marrëveshjen e Energjisë, prapë lejen te Radojçiqi.

Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal. Radojçiq ka qenë bashkëbisedues dhe palë negociuese e pranueshme për Qeverinë edhe pasi ka hyrë në listën e zezë të ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…