Daja: Na pret ndeshje e vështirë, por nuk do ta parkojmë autobusin

10 korrik 2023 | 21:52

Ballkani do të nisë nesër ciklin kualifikues të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të raundit të parë kualifikues, kampioni i Kosovës do të përballet me Ludogoretsin.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, nuk e mohoi se i pret një ndeshje e vështirë duke ditur kualitetin e kampionëve bullgarë, por tha se skuadra e tij do të aplikojë strategjinë e njëjtë të lojës.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por ndeshjet e vështira nganjëherë janë më të bukura për të luajtur sepse nuk ke të bësh me motivimin e lojtarëve, por vetëm me fokusimin e tyre në ato detyrat taktike”, tha fillimisht ai.

“Do të bëjmë të njëjtën lojë si gjithmonë. Kemi disa mënyra për t’u përball me kundërshtarin. Ekipi ka respekt për kundërshtarin, por edhe vetën. Kemi një grup që ka eksperiencë historike në futbollin e Kosovës. Kemi po atë 11she, përveç Ermal Krasniqit që nuk është më pjesë e jona dhe po shkëlqen atje ku ka shkuar. Siç kam thënë, nuk do të parkojmë autobusin ndaj asnjë kundërshtari që kemi përballë”, shtoi 56-vjeçari nga Tirana.

“Është e vështirë të flasë tani, por edhe në këtë pjesëmarrje mendojmë që të bëjmë më të mirën e mundshme. Jemi përgatitur në maksimum. Kemi bërë një fazë përgatitore gati një muaj, ekipi është në formën e duhur. Çdo lojtar e ka për detyrë të jep më shumë se potenciali i vet, të jep shpirtin në fushë kur ke një kundërshtar të fortë”, deklaroi Daja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani I dashur Baca Bedri Islami, E dashur Nëna…