Thaqi: Shpresojmë ta përsërisim suksesin e vitit të kaluar

10 korrik 2023 | 22:22

Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi thotë se skuadra e tij nuk do të dorëzohet para Ludogoretsit nesër.

Ballkanin e pret një ndeshje mjaft e vështirë ndaj Ludogorets nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45, në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve për Champions Legaue.

Thaqi beson se vitin e kaluar kanë shkruar historinë duke shkuar në grupet e Conference League, por sivjet do jetë e vështirë, sepse skuadra e njohin dhe shohin ndryshe Ballkanin.

“Pas vitit të kaluar që kemi shkruar historinë, mendoj që ky vit do jetë më i vështirë, sepse vitin e kaluar na kanë njohur pak, këtë vit na shohin me sy tjetër”.

“Tani na konsiderojnë shumë më të fortë se vitin e kaluar, do jetë e vështirë të përsërisim suksesin, kemi kundërshtar të vështirë – shpresojë të kemi fat dhe ta fillojmë mbarë nesër. Assesi nuk do të dorëzohemi, duam ta tregojmë veten dhe të tregojmë sa vlejmë”, tha Armend Thaqi në konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në…