Haradinaj kujton Masakrën e Srebrenicës: Njerëzit pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit

11 korrik 2023 | 11:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Srebrenicës në 28-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se projektet shoviniste të Sllobodan Millosheviqit, nuk kishin kursyer as gratë, fëmijë e pleqtë.

“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit. Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se masakra e Srebrenicës nuk e kishte ndal regjimin e Millosheviqit që të bëjë masakra edhe në Kosovë.

“Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale ka filluar seanca e radhës ndaj ish-krerëve…