Zyrtare: Ajeti transferohet te CFR Cluj

11 korrik 2023 | 11:26

Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti, i cili vjen nga Perdonone si lojtar i lirë.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë!”, thuhet në njoftimin e klubit rumun.

Qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Zvicër për Grassoper dhe FC Basel, skuadër me të cilën ka fituar katër herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Ajeti gjithashtu ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, duke zhvilluar 21 ndeshje dhe duke qenë pjesëmarrës në “Euro 2016”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në komunën…