Hovenieri: ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë të gjejnë punë në Kosovë

11 korrik 2023 | 12:38

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e hapjes zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë.

Me këtë, Hovenieri ka thënë se ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre.

“‘Bonevet’ ju ofron të rinjve nga Peja mundësi arsimi në fusha të ndryshme. E kam parë ndikimin direkt të ‘Bonevet’ në jetën e shumë të rinjve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshinë edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë. Shpresojmë se të rinjtë e talentuar kosovarë të arrijnë që të përdorin shkathtësitë e fituara këtu”, ka thënë Hovenieri.

I pranishëm  në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Bonevet” është organizatë multidisiplinare, e cila merret me zhvillimin, aftësimin dhe praktikën e njohurive të ndryshme arsimore e teknologjike për fëmijë dhe të rritur. Deri më tani kjo organizatë ka pasur degë në Prishtinë e Mitrovicë./RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të gjatë dhënë për “El Pais”, mesfushori…