Përgjimet e Kusari-Lilës me Simiqin, ambasadori Hovenier: Radojiçiqi është në listën e zezë të Amerikës

11 korrik 2023 | 12:52

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës (ShBA), Jeff Hovenier, nuk ka pranuar të komentojë shumë për përgjimet e publikuara në medie ku dëgjohet shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kusari-Lila dhe Slavko Simiqi i Listës Serbe.

Në këto përgjime, konfirmohet edhe komunikimi i shefes së deputetëve të LV-së, me politikanin famëkeq, Milan Radojiçiq.

Ambasadori Hovenier ka thënë se nuk mund të ofrojë shumë komente, por ka kujtuar se Radojiçiqi është në listën e zezë të Amerikës.

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-së”, ka thënë ambasadori Hovenier, raporton “RTV Dukagjini”.

Këto deklarime ai i ka bërë pas hapjes së zyrave të reja të qendrës “Bonevet” në Pejë. Përgjimet e Kusarit me Simiqin janë publikuar nga gazeta “Nacioanle”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 33-vjeçar është gjetur e vdekur në Tiranë. Ajo është…