Fanella e Messit përfundon në muzeun e FIFA-s

11 korrik 2023 | 13:11

Lionel Messi arriti të fitonte Kupën e Botës në dhjetor me Argjentinën e tij, ndërkohë që fanella e veshur nga ai në finale dramatike ndaj Francës, tashmë është kthyer në një trashëgimi kulturore.

Fanella e Messit do të jetë në muzeun e FIFA-s në Cyrih, aty ku do të ketë shumë kujtime nga Botërori i Katarit, Botëror i cili për herë të parë në histori u zhvilluar në dimër dhe jo në verë si gjithmonë.

Messi ishte titullar në të gjitha ndeshjet e Botërorit por në muze do të jetë vetëm fanella që “pleshti” kishte veshur në ndeshjen ndaj Francës, aty ku arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës dy herë duke qenë vendimtar në triumfin me penallti, pasi takimi përfundoi 3-3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka njoftuar se djali i tij është larguar…