Stoltenbeg: Jam i gatshëm të takohem me Vuçiqin

11 korrik 2023 | 14:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot në Vilnius se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe se është i gatshëm të takohet me të.

I pyetur nga agjencia serbe e lajmeve, a do to takohet me Vuçiqin dhe përse KFOR-i lejon praninë e njësiteve speciale të Policisë së Kosovë përkundër kundërshtimit të serbëve, Stoltenbereg ka thënë: “Ne jemi duke monitoruar situatën në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje të dyja palëve për de-eskalim dhe të mos ndërmarrin veprime që do të çonin në përkeqësim të situatës”, transmeton Euronews Serbia.

Ai ka shtuar se KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Kosovë me disa mijëra ushtarë shtesë, në mënyrë që të parandalojë paqëndrueshmërinë dhe dhunën e javëve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav…