Molliqaj: Lajçaku po ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, Kusari-Lila dialogun LV-Lista Serbe

11 korrik 2023 | 15:45

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj pjesës së dytë të përgjimit në mes të shefes së grupit parlamenatr të LV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe deputeti të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Molliqaj ka shkruar se derisa Miroslav Lajçaku po e ndërmjetëson dialogun e Brukselit, Kusari-Lila po e ndërmjetëson dialogun LV-Lista Serbe.

“Lajcak ndërmjetëson dialogun Kosovë – Serbi. Mimoza Kusari ndërmjetëson dialogun Vetëvendosje – Lista Serbe”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza…