Feronikeli 1974 transferon Shillovën dhe Razackun 

11 korrik 2023 | 17:24

Skuadra e Feronikelit 1974 ka zyrtarizuar transferimin e dyshes sulmuese, Alban Shillova dhe Bachare Razack. “Industrialistët” kanë vazhduar përforcimet para nisjes së sezonit të ri, pas inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

Drenicasit para disa ditësh njoftuan 13 transferime, ndërsa sot (e martë) njoftuan edhe dy prurje të reja. Bëhet fjalë për dyshen sulmuese Alban Shillova dhe Bachare Razack nga Burkina Faso. Ishte vetë presidenti i Feronikelit 74, Erlind Krasniqi, i cili njoftoi transferimet e tyre me anë të një postimi në “Facebook”.

Shillova është emër i njohur në futbollin e Kosovës, pasi ka luajtur për klube si Flamurtari, Llapi, Prishtina, së fundmi Malisheva. Në anën tjetër, Bachare ka bërë karrierë kryesisht në Ligën e Parë, ku ka luajtur me 2 Korrikun dhe Flamurtarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris SG edhe njëherë tjetër trazon merkaton evropiane. Transferimet e…