Nuk po gjen hapësira për shkak të Haalandit, Alvarezi vendos për të ardhmen

11 korrik 2023 | 17:38

Julian Alvarez ka treguar që mund të bëjë shumë edhe pse nga stoli. Gjithsesi mediat argjentinase kërkojnë që ai të gjejë një klub tjetër, në të cilin do të ketë akoma dhe më shumë mundësi të tregojë veten se te Manchester City.

Por për kampionin e Botës duket se gjërat nuk janë aspak kështu. Siç bën me dije eksperti i merkatos, Fabricio Romano, Alvarez nuk ka ndërmend që të huazohet këtë sezon te asnjë skuadër.

Gjithashtu ai duket se është i lumtur te “qytetarët” dhe pritet që këta të fundit t’i rinovojnë kontratën 23-vjeçarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris dhe Carrie Johnson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të…