Ballkani mposhti Ludogoretsin, afër kalimit në raundin tjetër
11 korrik 2023
| 22:47
Kampionia e Kosovës, Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Ludogoretsit, me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Meriton Korenica, në minutat shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Ballkani e realizoi edhe një gol me anë të Qëndrim Zybës, pas një harkimi brilant të Lorenc Trashit.
Kampioni i Kosovës deri në fund e menaxhoi këtë rezultat, madje duke krijuar edhe disa raste të tjera, por në fund takimi u mbyll me këtë rezultat. Skuadra suharekase ndeshjen kthyese do ta zhvillojë në Bullgari në javën e ardhshme, me epërsi prej dy golave.