Sanksionet amerikane për Vulinin, Kurti: Dëshmi për kërcënimin e paqes nga Serbia

11 korrik 2023 | 23:20

Kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur lajmin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë sanksionuar Aleksandar Vulinin.

“Thesari i ShBA-së e ka sanksionuar Aleksandër Vulinin – Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme – për ‘marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet e këqija ruse në Serbi dhe rajon’, duke e dëshmuar kërcënimin që i shfaqet paqes dhe sigurisë në nivelet e larta të shtetit serb”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më herët këtij lajmi iu gëzua edhe presidentja Vjosa Osmani, njashtu me një postim në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani shënoi fitore sonte në ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit,…