Tahiri për Testin e Arritshmërisë: Test i marrëzisë, do të kërkojmë që të suspendohet

12 korrik 2023 | 11:30

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Testi i Arritshmërisë dhe ai i Maturës, ishin procese të cilat siç ka vlerësuar ai, Ministria e Arsimit i ka mbikëqyrë në mënyrë aspak profesionale dhe kaotike.

Madje, Tahiri Testin e Arritshmërisë e ka quajtur “test të marrëzisë”.

“Dje ka përfunduar Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, një proces i mbikëqyrur nga MAShTI në mënyrë joprofesionale dhe kaotike, marrëzi. Për muaj me radhë, nuk pati asnjë informim nga MAShTI, se cila është rëndësia e Testit të arritshmërisë dhe maturës, sikurse nuk kishte as informim as sensibilizim zero. Gjithçka rutinë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Sipas tij, viktima të këtij procesi janë vetë nxënësit.

“Është e papranueshme tendenca e MASHTI-t për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikëqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”, ka shkruar Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së ka theksuar mes tjerash se do të kërkojnë votimin e një rezolute për suspendimin e krejt këtij procesi vlerësues

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dakordimit që…