Hapet konkursi për 25 inspektorë shëndetësorë

12 korrik 2023 | 12:57

Të mërkurën është hapur konkursi për 25 inspektorë shëndetësorë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ashtu siç kanë premtuar numri i inspektorëve po rritet.

“Vetëm 12 inspektorë shëndetësorë ishin në Republikën e Kosovës. Shumë shpejt numri i tyre do të rritet për 25 sosh. Pra, po e bëjmë trefishimin e numrit të inspektorëve shëndetësor, duke e ngritur atë në 37. Kjo padyshim do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët”, ka shkruar Kurti në “Facebook”, duke iu bërë thirrje të gjithë atyre që janë të kualifikuar për këtë pozitë të konkurrojnë.

Linku: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&type=2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po përgatitet që të vijë…