Nis fushata e korrje-shirjeve në Lipjan

12 korrik 2023 | 13:10

Dje ka filluar fushata e korrje-shirjeve në komunën e Lipjanit për vitin 2023.

Këtë fushatë nga afër e ka përcjell edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Lipjanit, Rexhep Rexhepi.

“Fermerët lipjanas i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, duke uruar të kemi rendimente të larta të prodhimit dhe të korra të bereqetshme”, është shprehur drejtori Rexhepi.

Ai ka theksuar se aktualisht në Komunën e Lipjanit sipas shënimeve që ka drejtorati i bujqësisë, janë mbjell 5500 hektarë grurë, në teren janë duke operuar mbi 120 autokombanja dhe rendimentet për këtë vit sillen rreth 4000 deri 4500 kg grurë për hektar.

Sipas rekomandimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, çmimi i korrje -shirjes për një hektar në këtë vit është 130 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina është…