E quajti trillim masakrën e Reçakut, lirohet nga akuzat ish-ministri Ivan Todosijeviq

12 korrik 2023 | 13:13

Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq është liruar nga të gjitha akuzat.

Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme.

Kjo është konfirmuar për “Klankosova.tv” nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Antigona Uka-Lutfiu.

Todosijeviq ishte dënuar me një vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për nxitje të urrejtjes, përçarjes, ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Ai e kishte cilësuar trillim Masakrën e Reçakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje ka filluar fushata e korrje-shirjeve në komunën e Lipjanit…