Laporta: Ja pse dështoi marrëveshja me Messin  

12 korrik 2023 | 14:02

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është rikthyer të flasë edhe një herë për dështimin e transferimit të Leo Messit në Barcelonë. Ai ka treguar se marrëveshja ishte arritur, por në fund Messi zgjodhi të transferohet te Inter Miami.

“Ne ramë dakord, por çdo gjë ka kohën e vet dhe ndonjëherë ritmet janë të ndryshme. Për kontratën u ra dakord, por kur La Liga na jep autorizimin, babai i tij më thotë se Leo kishte pasur dy vite të vështira në Paris, se kishte vuajtur shumë dhe tani donte të luante në një ligë me më pak presion. I thashë se ishte krejtësisht e kuptueshme”, ka thënë Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së në Llap, Rrustem Mustafa – “Remi” është…