Kryetari i PDK-së në vizitë zyrtare në Paris dhe Bruksel

12 korrik 2023 | 14:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Paris dhe Bruksel, ku në dy kryeqendrat evropiane do të takojë shumë miq, aleatë dhe zyrtarë të lartë evropian për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.

“Rrugëtimi i Kosovës, historikisht, nuk do të ishte kaq i suksesshëm pa mbështetjen dhe koordinimin me aleatët tanë. Prandaj, angazhimi i kryetarit Krasniqi për të ruajtur dhe kultivuar këto raporte, në shërbim të së ardhmes së sigurt të vendit tonë, është i përditshëm dhe i pandalshëm”, ka njoftuar PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës e femrave në volejboll po i vijon…