Besa Famgas e Trepça më 18 korrik mësojnë kundërshtarët në Kupën Evropiane

12 korrik 2023 | 14:17

Kampionia e elitës së hendbollit, Besa Famgas dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça do të garojnë në Kupën Evropiane për hendbollistë në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024.

Në EHF European Cup gjithsej do të paraqiten 76 skuadra evropiane. Besa Famgas e Trepça garimin e fillojnë prej raundit të dytë. Ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen më 14/15 tetor dhe 21/22 tetor. Shorti tërhiqet më 18 korrik në Vjenë.

Raundi i parë i Kupës Evropiane luhet në shtator, ndërsa paraqiten 24 skuadra. Në short, Besa Famgas është bartëse, ndërsa Trepça nuk është bartëse. Në raundin e dytë të Kupës Evropiane ka skuadra të forta nga shumë vende evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nesër dhe…