Rama në samitin e NATO-s takohet me Erdoganin, bisedojnë edhe për veriun e Kosovës

12 korrik 2023 | 14:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Rama ka thënë se temë e takimit me të do të jetë situata në rajon me theks veriu i Kosovës.

“Vilnius, Lituani –  Me presidentin Erdogan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, ka shkruar Rama në “Facebook”, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi të takimit.

Në Vilnius janë mbledhur liderët e shteteve anëtare të NATO-s me temë kryesore Ukrainën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e elitës së hendbollit, Besa Famgas dhe fituesja e…