Vendoset gurthemeli i Qendrës Multifunksionale në Podujevë

12 korrik 2023 | 16:49

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, morën sot pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë.

Kryeministri Kurti tha se kjo qendër do t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë hapësira të përshtatshme për aktivitetet e tyre, dhe se qeveria e ka nisur një reformë për rininë në Kosovë e cila shprehet jo vetëm pra në ligj të ri dhe në strategji shtetërore të re për rininë por gjithashtu edhe me këto infrastrukturat fizike sikurse kjo sot.

Kryeministri ka thënë se përkushtimi i tyre për rininë duhet të shprehet vazhdimisht anë e mbanë Kosovës, dhe se tashmë janë disa qendra të këtilla nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë Mitrovicën, Pjetërshanin, e më radhë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, për vizitën dhe këtë investim, tha se vlera e projektit është rreth 1 milion euro dhe është bashkëfinancim i Komunës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar mbrojtjen që…