Haxhiu, Kurtit dhe Kusari Lilës: Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip, turp ju qoftë!

12 korrik 2023 | 19:07

Pas video-inçizimit të tretë Kusari-Lila-Simiq ku përmendet edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ky i fundit.

Haxhiu duke iu referuar VV-së dhe Kusari-Lilës ka thënë se të njëjtit janë llumi i shoqërisë kudo që flitet shqip.

“Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.Turp ju qoftë” shkruan Haxhiu në reagim.

“Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve” shkruan Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Në fund Haxhiu thotë se të njëjtit janë tradhtarë që deri dje kanë spiunu tek armiku dhe sot na shajnë para armikut.

Reagimi i plotë:

Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?!

LVV ️ Krejt dhe Drejt️ te Radojçiqi!

Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!

Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.

Turp ju qoftë!

Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit.

Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë.

Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve.

Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku.

Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë.

Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë.

Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj.

Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Tërheqja e qeverisë nga qëndrimet e vendimet…