![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/Behgjet-Pacolli-foto-REL-EPA-EFE-e1533057788300.jpg)
Pacolli: Gjërat nuk po shkojnë aq mirë për njerëzit që u përpoqën të më mashtronin!
12 korrik 2023
| 20:25
Pas publikimit të audio-inçzimit të tretë mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Simiq, ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli thotë se tashmë gjërat nuk po shkojnë aq mirë për njerëzit që në të kaluarën u përpoqën ta mashtronin.
“Unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë, sepse kam qenë i bindur që nuk kam pse të hakmerrem me askënd. Karma ekziston” shkruan Pacolli.
Kujtojmë se më herët Mimoza Kusari-Lila ka qenë pjesë e AKR-së.