![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/IMG_20230712_221334.jpg)
Erblina Tahiraj nga AAK: LV-ja ndërtoi një qeveri me predispozita të qarta diktatoriale, por nuk u mjaftua me kaq
Zyrtarja e AAK-së, Erblina Tahiraj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend.
Ajo ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje për dy dekada kërkuan me çdo kusht mbështetjen e qytetarëve.
“Qytetarët besuan dhe ua dhanë besimin atyre. Ata morën besimin, morën pushtetin dhe KAPËN SHTETIN. Ndërtuan një qeveri me predispozita të qarta diktatoriale, por nuk u mjaftuan me kaq”.
“Ata filluan me dështimin dhe degradimin e secilës sferë në shtetin tonë, vazhduan me shkatërrimin e aleancave dhe miqësive që ndërtuam ndër vite, e si duket po e vulosin me tradhëtinë ndaj Kosovës, ndaj gjakut të dëshmorëve dhe secilit veteran e qytetar të Kosovës”, ka shkruar Tahiraj në “Facebook”.
Ajo ka shkruar se tradhëtarët do të mbesin të turpëruar, ashtu siç kanë mbetur përherë të përulur, në historinë e lavdishme të Kosovës.
“Rrnoftë UÇK-ja, krenaria e popullit shqiptar!”, ka shkruar Tahiraj.