Spalleti: 200 milionë euro janë pak për Osimhenin

13 korrik 2023 | 10:48

Trajneri Lucciano Spalleti i dha besim të plotë sulmuesit Victor Osimhen në sezonin që kaloi, me futbollistin që e shpërbleu në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndihmuar skuadrën në fitimin e titullit.

Edhe pse trajneri Spalleti është larguar nga bankina e Napolit, vetë tekniku nuk heziton të flasë për Osimhenin, duke e vlerësuar si një futbollist që kushton më shumë se 200 milionë euro.

“Vendosa të pushoj për t’iu përkushtuar më shumë familjes. Kjo zgjedhje ndikoi që të merrja vendimin e pakënaqshëm për t’u larguar nga një skuadër e fortë si Napoli. Dhe nga një ambient i dashuruar pas futbollit. Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer. Unë kam vetëm një këshillë për ta: lëreni Garcian të punojë në paqe. Për të mirën e Napolit. Pasi francezi ka një eksperiencë të madhe. Osimhen? Ndoshta 200 milionë euro janë pak. Nuk mjaftojnë për të siguruar blerjen e një futbollisti të tillë”, ka thënë Saplletti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, zbardhjen e…