Partia Guxo mbron Kurtin dhe fajëson PDK-në për dhunën në Kuvend

13 korrik 2023 | 17:27

Partia Guxo, që udhëhiqet nga ana Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, e ka lëshuar një komunikatë për medie, ku e dënon dhunën e shpërfaqur në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Guxo, fajtor për këtë janë deputetët e PDK-së, të cilët, sipas partisë së Gërvallës e Pecit, e sulmuan fizikisht kryeministrin Albin Kurti.

“Në kohën kur Kryeministri i Republikës së Kosovës, po informonte deputetët rreth shtrirjes së sovranitetit dhe ligjshmërisë në veri të vendit dhe rreth fillimit të implementimit të dakordimit me BE-në për shtensionimin e situatës në veri të vendit, deputetë të PDK-së sulmuan fizikisht Kryeministrin e vendit , ndërkohë që nuk i ndalnin as provokimet dhe fyerjet. Më pas dhuna u ushtrua edhe ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të grupit parlamentar LV/Guxo. Dukej qartë se ky veprim ishte zbatim i një skenari të shëmtuar e të planifikuar më parë”, është thënë në reagimin e GUXO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime për veprën penale…