Të premten mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës

13 korrik 2023 | 17:31

Të premten, më 14.07.2023, në ora 10:00, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të  të Policisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Guxo, që udhëhiqet nga ana Donika Gërvallës dhe Faton…